Connect with us

Bota

Gjermania në gatishmëri, nis mbrojtjen e hapësirës ajrore të Sllovakisë

Gjermania tashmë ka nisur drejt Sllovakisë aeroplanët luftarakë, të cilët do t’i ndihmojnë në mbrojtjen e hapësirës ajrore.

Duke qenë se Sllovakia ia ka dhuruar Ukrainës shumicën e pajisjeve për mbrojtje, mjetet ajrore ushtarake gjermane do ta mbrojnë këtë anëtare të NATO-s deri më 22 dhjetor.

Forcat ajrore gjermane raportuan se aeroplanët e dërguar do të jenë vazhdimisht aktivë në identifikimin e lëvizjeve të dyshimta në dëm të vendit në hapësirën ajrore.

Duke qenë se Sllovakia është fqinje e Ukrainës, e cila është në luftë, rreziku është i lartë, njëkohësisht ky vend ka treguar gatishmëri duke i dorëzuar forcave ukrainase mjete të rëndësishme ushtarake.

Që nga momenti i dorëzimit të sistemit të saj për mbrojtje ajrore S-300, në prill të vitit 2022, në ndihmë të sigurisë ajrore kanë ardhur Polonia, Republika Çeke dhe Hungaria.

Si zëvendësim, Shtetet e Bashkuara dhe Holanda, i kanë dhuruar një sistem raketor për mbrojtje Patriot, ndërsa Gjermania dy të tjera.

Advertisement