Kosova
Gjermania ultimatum: Largoni barrikadat
Ministria e Jashtme gjermane, në një deklaratë ka kërkuar që “barrikadat ilegale të ngritura nga serbët e Kosovës, të cilat gjithashtu paraqesin rrezik për sigurinë, duhet të çmontohen sa më shpejt”.
Forma ultimative e deklaratës jen në një kohë kur pas Presidentit serb Aleksandër Vucic, edhe edhe kryeministrja serbe, Ana Brnabiç ka sulmuar në Twitter ambasadorin gjerman në Kosovë, Jörn Rohde. Më parë, ai kishte bërë thirrje për çmontimin e barrikadave, të cilat po ashtu kanë penguar trafikun rrugor prej javësh.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme gjermane gjithashtu ka folur edhe për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
“Ne presim një qasje konstruktive nga Serbia. Është e rëndësishme që serbët e Kosovës të kthehen sa më shpejt në institucione. Në të njëjtën kohë, Kosova duhet të pranojë të vendosë në agjendë zbatimin e Asociacionit të Komunave Serbe të rënë dakord në vitet 2013 dhe 2015” – thuhet në deklaratë.
Barrikadat e vendosura në veri të Kosovës prej 14 ditësh, vazhdojnë të vështirësojnë jetën e qytetarëve në atë pjesë, ndërsa rrugët në drejtim të kufirit të Jarinjës dhe Bërnjakut janë të bllokuara.