Connect with us

Bota

Gjermania vihet në kërkim të Shabanit përdhunues, dyshohet se është shqiptar

Autoritetet gjermane janë vënë në kërkim të një personi të identifikuar si Shabani, për të cilin dyshojnë se është me origjinë nga Shqipëria. Mediat gjermane shkruajnë se Shabani akuzohet se ka përdhunuar një vajzë nga Dusseldorf. Ai është njohur me vajzën në fjalë në tetor të vitit të kaluar, përmes një aplikacioni që përdoret për të lënë takime.

Dyshja kanë vendosur të takohen në një adresë të caktuar nga vajza, ku Shabani është paraqitur dhe e ka marrë të renë me makinë. Të dy kanë udhëtuar qindra kilometra në një vend pa shumë banorë ku Shabani ka kryer aktin dhe më pas e ka kthyer në banesën e saj në Dusseldorf.

Ai përshkruhet si një person rreth moshës 20-30 vjeç, më flokë biond të errët dhe që zotëron gjuhën gjermane. Fotot e tij janë publikuar gjithashtu për të lajmëruar vajzat që të kenë kujdes prej tij.
FOTOT/ Gjermania vihet në kërkim të Shabanit përdhunues,
Advertisement