Connect with us

Lifestyle

Gjethja e dafinës nuk është thjesht një erëz

Edhe pse gjethja e dafinës përdoret më së shumti si shtesë në gatime, nuk duhet të anashkalojmë faktin që kjo bimë është jashtëzakonisht medicinale. Gjethet e dafinës mund të ndihmojnë me të përzierat, lodhjen dhe rregullimin e sheqerit në gjak.

Një studim tregoi se konsumimi i 3 gram gjethe dafine në ditë ul nivelin e glukozës tek njerëzit me diabet të tipit 2. Përveç kësaj, kjo bimë ngadalëson plakjen, ka një efekt qetësues dhe është efektiv në problemet e frymëmarrjes, pasi ndihmon në nxjerrjen e mukusit nga mushkëritë.

Receta për çaj me gjethe dafine

Kur uji të vlojë, çaji duhet të zihet edhe 5 minuta. Lëreni çajin të mbuluar edhe 10 minuta para se ta pini, më pas kullojeni. Gjethet kanë një shije shumë aromatike, të hidhur dhe të fortë, prandaj çajit mund t’i shtoni pak lëng limoni ose mjaltë.

Advertisement