Connect with us

Politike

Gjici u bashkohet socialistëve të tjerë në paraburgimin e Durrësit

Kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici u është bashkuar socialistëve të tjerë në paraburgimin e Durrësit. Mësohet se pas vendimit të GJKKO-së ditën e sotme për arrest me burg, Gjici ëhstë transferuar në Durrës. Hetimet për Gjicin nisën disa ditë më parë, pas publikimit në rrjetet sociale të një video me përmbajtje erotike, ku ish-kryebashkiaku kryente marrëdhënie intime me Alma K. Safet Gjici në paraburgimin e Durrësit u bashkohet ish-kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako, ish-ministrit Lefter Koka dhe ish-deputetit Alqi Bllako.

GJKKO ka lënë në fuqi masat e sigurisë për ish-kryebashkiakun e Kukësit dhe gruan që u shfaq me të në videon erotike. Gjici do të vazhdojë në arrest me burg, ndërsa Alma Kaçi në arrest shtëpie./Dosja.al

Advertisement