Connect with us

Kronike

Gjiknuri: Dvorani sulmohet nga opozita

Figura e Avokatit të Popullit duhet të jetë një figurë konsensuale, në mënyrë që ky institucion të mos kthehet në zyrë partie. Me këtë argumentim, sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, tha se nuk mund të votonin kandidatin e politizuar të PD-së Ledian Braho, për Avokat të Popullit, pasi ishte një figurë shumë e ekspozuar politikisht. Nga ana tjetër, Gjiknuri i ka cilësuar si spekulime, akuzat e opozitës së po bënte pazare për të votuar si anëtar të Gjykatës Kushtetuese, Ardian Dvoranin.

Kjo sipas Gjiknuri u faktua edhe nga rezultati, pasi shumica e votave të kryera me vullnet të lirë nga deputetët e mazhorancës, treguan se nuk ka pasur asnjë tendencë për të bërë vota për një shumicë të caktuar. Duke u ndalur tek përzgjedhja e kandidatëve për zgjedhjet lokale, Gjiknuri u shpreh se PS do të vijojë që të ndjekë të njëjtën strategji ku fillimisht do të kryejë konsultë brenda partisë në lidhje me emrat, e më pas do ta konsultohet me qytetarët. Gjiknuri e bëri të qartë se PS nuk do të zhvillojë primare.

Advertisement