Connect with us

Politike

Gjin Gjoni: Amerika do të japë verdiktin në lidhje me këto zgjedhje të inkriminuara

Gjin Gjoni, kandidat për deputet i Partisë Demokratike në Qarkun e Lezhës, deklaroi se PD-ja “do të bëjë të gjitha përpjekjet që këto zgjedhje të mos njihen”.

“Po presim që të përfundojë certifikimi i procesit dhe pas kësaj, në bashkëpunim edhe me institucionet ndërkombëtare dhe miqtë tanë amerikanë e europianë, do të bëjmë çmos dhe besojmë që Uashingtoni do të japë verdiktin e tyre në lidhje me këto zgjedhje që nuk janë të lira, të ndershme, dhe janë të inkriminuara”, tha Gjin Gjoni.

Më herët, Gjin Gjoni theksoi se zgjedhjet “probleme kanë pasur, siç edhe raportet ndërkombëtare tregojnë, që administrata shtetërore është përfshirë në zgjedhje, ka shitblerje të votës në mënyrë masive dhe angazhim të grupeve kriminale në procesin e votimit”.

“Do të bëjmë të gjitha përpjekjet tona që këto zgjedhje të mos njihen. Arsyeja është e thjeshtë: po të shihni vullnetin e njerëzve të thjeshtë, janë kundër kësaj qeverie. Megjithëse niveli i varfërisë është i madh dhe skandalet janë të panumërta, rezulton që populli shqiptar voton në mënyrë masive për Partinë Socialiste. Kjo është e paimagjinueshme, qesharake dhe diçka që nuk i përgjigjet realitetit”, tha Gjoni.

Advertisement