Connect with us

Rajon

Gjithçka e shkrumbuar nga zjarri, pamje apokaliptike në Greqi

Publikohen pamjet apokaliptike nga Kouvras, një nga zonat më të prekura të Greqisë nga zjarret masive që kanë përfshirë vendin prej disa ditësh, si pasojë e temperaturave të larta.

Siç shihet edhe në pamjet e publikuar nga ‘The Guardian’, një sipërfaqe e madhe terreni pyjor është shkrumbuar nga zjarri. Pamjet me dron tregojnë edhe disa banesa të braktisura të shkrumbuara tërësisht nga flakët masive.

Situata aktuale në disa zona të vendit paraqitet kritike. Deri më tani është raportuar për dy zjarrfikës të lënduar dhe djegie të shtëpive dhe makinave.

Advertisement