Politike
GJKKO i sekuestroi 25 pasuri, mësohet shuma e parave që i janë bllokuar Malltezit
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Ogranizuar (GJKKO) la në fuqi masën arrest meburg për dhëndrin e ish-kryeministrit Sali Berisha, si dhe detyrim paraqitjeje dhe bllokim pasaporte për ortakun e tij, Fatmir Bektashi.
Ndëkrohë që më herët gjatë ditës së sotme GJKKO vendosi sekuestron preventive për 25 pasuri të Jamarbër Malltezit, mes tyre vila, parkime, aksione në kompani, apartamente si dhe 6 llogari bankare.
Mësohet se shuma e sekuestruar në 6 llogari bankare arrin në 250 mijë euro.
LLogaritë bankare:
1-Shuma prej 63.657.10 euro
2-Shuma prej 2.699.428.46 lekë
3-Shuma prej 29.259.43 dollarë
4-Shuma prej 62.018.49 euro
5-Shuma prej 45. 705.66 euro
6-Shuma prej 26.492.72 euro
Malltezi akuzohet nga Prokuroria e Posaçme për “Korrupsion pasiv” dhe “Pastrim parash” në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”.