Politike
GJKKO shtyu seancën për Berishën, Gjokutaj: Ishte e qëllimshme…
Gjykata e Posaçme vendosi shtyrjen e seancës ku do të shyrtohej kërkesa e kreut të PD, Sali Berishës i cili ka kërkuar heqjen e masës së sigurisë “arrest në shtëpi”.
Avokati Genc Gjokutaj, tha se kjo shtyrje ishte e qëllimshme nga gjyqtarja Gjoka, pasi sipas tij kjo e fundit e dinte se kjo seancë sot nuk do të zhvillohej. Gjokutaj u shpreh se kjo zvarritje e gjykimit është shkelje proceduriale nga ana e gjyqtares.
“Kjo është një zvarritje e qëllimshme jo vetëm e kësaj të sotmes por të gjitha objekteve të kërkimit të zotit Berisha për të shkuar në kalendrat greke, siç është vepruar edhe me vulën, siç është vepruar edhe me siglën, me statutin e rithemelimit. Nëse do ta shikoni këto ngjajnë si pika uji në drejtimin e afateve proceduriale të shtyerjes, zvarritjes së këtyre proceseve me qëllim që gjykata të shprehet në një moment kur është arritur qëllimi politik. As më shumë dhe as më pak ne kemi depozituar një kërkesë për evokimin e arrestit të shtëpisë si një masë sigurimi e pakuptimtë nga pikëpamja logjike dhe antiligjore jashtë çdo kriteri dhe kushti.
Sot shkuam në gjykatë. Ishte caktuar për në oren 15:00. Që nga caktimi i datës dhe orës gjyqtarja ka qënë koshiente që seanca sot nuk do të zhvillohet sepse justifikimi do të iishte ashtu siç ka qënë. Unë kam pritur nga ora 14:50 deri në ora 16:00 në korridorin e gjykatës dhe pastaj doli sekretarja e zonjës Irena Gjoka. Është një shkelje proceduriale prej saj kjo zvarritje dhe për dijeni, zvarritja e gjykimeve jo vetëm nga pikëpamja e vettingut që ka të tjera kritere por edhe nga pikëpamja e vlerësimit vjetior të gjyqtarëve ka lidhje të drejtëpërdrejtë me pikaverazhin e gjyqtarëve. Gjyqtarët që zvarrisin gjykimet dëmtohen në vlerësimin e tyre.”, tha Gjokutaj.