Connect with us

Bota

Gjueti qesharake shtrigash/ Trump kërkon ndalimin e gjyqeve ndaj Netanyahut

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka kërkuar ndalimin e menjëhershëm të proceseve gjyqësore ndaj kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, duke i quajtur çështjet me të cilat ai përballet në Izrael, “Gjueti qesharake Shtrigash”.

Sipas Trump, Izraeli në këtë çast po kalon një nga çastet e veta më të mira në histori dhe kjo është plotësisht falë meritës së Netanyahut dhe shtoi se përballë luftës së madhe (ku përfshin Iranin), Netanyahu nuk u lëkund dhe qëndroi si “luftëtar” e për këtë, ndoshta sipas tij, duke iu referuar si “Bibi”, ai meriton të quhet deri edhe luftëtari më i madh në historinë e Izraelit.

“Sapo mësova se Bibi është thirrur në gjykatë të hënën për vazhdimin e kësaj çështjeje të gjatë (ai ka kaluar nëpër këtë “Shfaqje Horror” që nga maji i vitit 2020 – E padëgjuar! Kjo është hera e parë që një kryeministër izraelit në detyrë ka dalë në gjyq), me motive politike, ‘në lidhje me puro, një kukull Bugs Bunny dhe shumë akuza të tjera të padrejta’ me qëllim që t’i shkaktojë dëm të madh” – ka shkruar Trump.

Teksa, duke thënë se ishin SHBA-të, ato të cilat “e shpëtuan Izraelin”, ai ka thënë tashmë edhe se SHBA-të, do të jenë ato, të cilat “shpëtojnë Netanyahun”.

Advertisement