Connect with us

Rajon

Gjukanoviç: Arroganca serbe po tolerohet

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian po e tolerojnë arrogancën e Serbisë.

Gjatë një interviste për TV Podgorica ku foli për situatën në rajon, me theks të veçantë ai kritikoi Beogradin për politikat e tij.

Gjukanoviq po ashtu ka thënë se është momenti i fundit që Ballkani t’i drejtohet mjedisit të tij natyror evropian, drejt qëllimit evropian.

Duke folur për politiken e brendshme, Gjukabovic u shpreh se më 19 mars, Mali i Zi do të vendosë nëse do të kthehet në rrugën e ndërtimit të një shteti serioz dhe i organizuar evropian, apo nëse do të vazhdojë të jetë pengesë në Ballkan.

Advertisement