Connect with us

Rajon

Gjuriç bën thirrje të mbrohet “bota serbe”/ Reagime të shumta nga Kosova

 

Ambasadori i Serbisë në SHBA, Marko Gjuriç ka vazhduar me deklaratat e tij nxitëse, kësaj radhe duke bërë thirrje që të mbrohet “bota serbe”.

Përmes një postimi në Twitter ai ka shkruar

”Jemi në një pikë kthese të historisë kur fati i popullit serb po vendoset në të gjitha pjesët e hapësirës sonë historike etnike – nga Beogradi, fusha jonë veriore, në Kosovë dhe në pjesë të tjera të ish-Jugosllavisë ku jetojnë serbët“, ka shkruar Gjuriç.

Ndaj kësaj deklarate kanë nisur reagimet e shumta nga ana e përfaqësuesve politikë në Kosovë.

Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila përmes një reagimi në Twitter ka bërë thirrje për  “kujdes” nga “ujqërit me veshje dele”.

“Tipike e Marko Gjuriç dhe përfaqësues të tjerë shtetit serb. Jo vetëm që kanë filluar dhe kanë humbur të gjitha luftërat në ish Jugosllavi, kanë vrarë mbi 130,000 njerëz, por ata ende kanë guximin të pretendojnë “tokën serbe”. Kjo është “demokratikja” dhe “konstruktivja” sipas tyre, ka shkruar Kusari-Lila.

Reagim ka pasur edhe nga Sharr Jakupi, këshilltar i ministres së Jashtme dhe Diaposrës, Donika Gërvallës I cili ka folur për nj deklaratë ekspansioniste dhe luftënxitëse kurse ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Florian Qehaja e ka quajtur deklaratën të neveritshme dhe të rrezikshme

Advertisement