Kosova
Gjuriç: Për amerikanët, Kurti është nga demagog në shovinist
Për ambasadorin serb në Washington, Marko Gjuriç, nëse prej disa kohësh kemi vërejtur se ka një periudhë akullnajash në marrëdhëniet mes SHBA dhe Kosovës, ky nuk është rezultat i dëshirës së askujt në qeverinë amerikane, por i veprimeve të qeverisë së Albin kurtitSipas tij, përgjatë dy viteve të fundit, Kurti ka sulmuar të gjitha vlerat demokratike duke zhgënjyer Washingtonin dhe Brukselin.
“Nëpër koridoret e administrates amerikane, dëgjon te thuhet se Albin Kurti është nga demagog në shovinist” – thotë Gjuriç“SHBA-të nuk janë të vetmet në dënimin e Kurtit dhe politikës së tij ekstreme. Shumë shtete perëndimore ndajnë të njëjtin qëndrim edhe pse e kanë përkrahur atë deri dje. Duke mos qenë i gatshëm për kompromise, me lëvizje tejet provokuese që zgjasin me muaj, e sidomos duke shkelur të drejtat elementare njerëzore të serbëve në Kosovë , Albin Kurti është vënë në një situatë ku i gjithë komuniteti ndërkombëtar ka ngritur një alarm i kuq për të. Problemi, megjithatë, nuk është vetëm Kurti, por ideja që ai propagandon” – deklaroi ambasadori serb Marko Gjuriç