Connect with us

Kronike

Gjurma e ADN-së në makinën me 3 kallashë, ndryshohet masa për Arsen Preçin

Rezultati i gjurmëve të ADN-së së Arsen Preçit në mjetin, në të cilën u gjetën 3 armë automatike ka sjellë ndryshimin e masës së sigurisë për të. Pas të dhënave të reja, Prokuroria e Elbasanit do t’i kërkojë togave të zeza masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 60 ditor në “arrest me burg” për Arsen Preçin.

Me provat e reja, pozita e tij juridike ndryshon pasi në makinë ka pasur bishta cigaresh, ku ishte lënë gjurmë biologjike e Arsen Prençit. Ky i fundit u ndalua së bashku me Arben Spahiun, kunatin e Erjon Alibej, pasi u zbuluan 3 armë automatike, që u gjetën rastësisht në një kosh mbeturinash. Pas arrestimit të tyre, për Arben Spahiun fillimisht gjykata caktoi masën e sigurisë “arrest në burg”, ndërsa për Arsen Preçin, gjykata caktoi në muajin Shkurt 2023 masën e sigurisë arrest në “burg me afat” 60 ditor.

Të dy dyshohet se do të eliminonin biznesmenin Elton Kila, i njohur si “Oti”.

Makina ‘BMW X6’ u gjet në lagjen ku banon Erion Alibej, i cili ndodhet pas hekurave pasi akuzohet se ka porositur një sërë vrasjesh. Fillimisht u aludua se mjeti ishte lënë nga armiqtë e tij, por hetimet sollën të tjera zhvillime. Njëri nga dy të arrestuarit, Arsen Preçi kishte hedhur në koshin e mbeturinave çantën e supit brenda të cilës janë gjetur pistoleta dhe dy mjete identifikuese që kanë çuar policinë drejt zbulimit të autorëve. Po ashtu në çantë janë gjetur edhe maska dhe doreza që do të përdoreshin prej tyre për të humbur gjurmë pas krimit.

Të dy kanë mohuar të kenë lidhje me ngjarjen. Ky është atentati i katërt që është planifikuar për eliminimin e Kilës që dështon. Shkak për eliminimin e tij mendohet të jetë një hakmarrje e lidhur me kunatin e Alibejt, Arben Spahiu. Ai është vëllai i Ardit Spahiut, i vrarë në Belgjikë dhe i Rigers Spahiut, i arrestuar në tetor të 2022 pasi u kap me një arsenal armësh.

Advertisement