Connect with us

Kronike

“Gjurmë gjaku në çdo dhomë”, detaje të reja nga vr’asja makabre e Ilaria Sulës

Detaje tronditëse kanë dalë nga hetimet për vrasjen e 22-vjeçares shqiptare Ilaria Sula në Itali nga ish i dashuri i saj Mark Antony Samson.

Sipas raporteve të policisë mjeko-ligjore të siguruara nga agjencia LaPresse, krimi ka ndodhur në banesën e Samsonit në Via Homs 8, në lagjen afrikane të Romës, ku janë gjetur sasi të konsiderueshme gjaku në pothuajse çdo dhomë.

Hetuesit besojnë se vrasja ka ndodhur në mbrëmjen e 25 marsit dhe jo mëngjesin e datës 26, siç ka deklaruar i dyshuari në rrëfimin e tij.

Viktima është goditur me thikë në zonën e qafës, duke shkaktuar një rrjedhje të madhe gjaku që ka përfunduar në muret e korridorit, dysheme dhe objekte të tjera të banesës.

Ekspertët kanë përdorur luminol për të zbuluar gjurmët e fshira të gjakut në pllakën e dushit, në lavamanët e banjës dhe kuzhinës. Gjurmë të tjera janë gjetur edhe në dorezat dhe shkopinjtë e furçave të pastrimit, si dhe në një kuti kartoni të fshehur mbi një dollap. Njolla e madhe gjaku është zbuluar gjithashtu në brendësi të derës së përparme të majtë të automjetit të Samsonit, ku u gjetën edhe disa tufë flokësh të gjatë, të cilët dyshohet se i përkasin Ilarias.

Pavarësisht përpjekjeve për të pastruar vendin e krimit më 26 mars, gjurmët e gjakut nuk janë fshirë plotësisht. Policia ka sekuestruar një faturë të lëshuar nga një dyqan detergjentesh pranë banesës, e cila dëshmon blerjen e produkteve të pastrimit po atë ditë. Hetuesit dyshojnë se disa persona të tjerë mund të kenë ndërhyrë për të ndihmuar në pastrimin dhe fshehjen e provave.

Trupi i pajetë i Ilarias u zbulua më 2 prill në një shpat mali në Guadagnolo, në komunën Capranica Prenestina, disa ditë pas zhdukjes së saj.

Sipas hetimeve, viktima ka qëndruar për të paktën 20 orë në banesën e Samsonit para se të transportohej dhe fshihej në zonën malore.

Hetimet vazhdojnë, ndërsa organet e drejtësisë po punojnë për zbardhjen e plotë të këtij rasti që ka tronditur opinionin publik italian dhe më gjerë.

Advertisement