Connect with us

Kosova

Gjurmët e Faton Hajrizit, Gërvalla shton misterin…I gjallë apo i vdekur

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë, Donika Gërvalla, ka thënë se deri tani nuk ka ndonjë informacion shtesë rreth rastit të ish të burgosurit të Kosovës, Faton Hajrizi, për të cilin institucionet serbe kanë thënë se e kanë vrarë.

Në një konferencë për media, ajo ka deklaruar se deri tani kanë vetëm shenjat e gishtërinjve, por nuk e dinë se a janë të një trupi të vdekur apo të një njeriu të gjallë.

“Bashkëpunimi jo që është i vështirë, por pothuajse është inekzistent në të gjitha këto fusha. Kemi qenë shumë këmbëngulës në kërkesën që trupi i personit të vrarë, kushdo që të jetë ai, t’i kthehet familjes për t’u varrosur në Kosovë. Kemi shpërndarë të gjitha informacionet në kohë. Kemi patur vetem një mostër të shenjave të gishtërinjve të një personi dhe pas verifikimit në Kosovë është konstatuar të jetë Faton Hajrizi mirëpo nuk kemi asnjë garanci se bëhet fjalë për personin e vrarë apo për asnjë prej pretendimeve tjera” – deklaroi Gervalla duke shtuar: –

“Deri tani gjithçka çfarë ka ndodhur në Serbi është në mjegull. Nuk mund t’u themi qytetarëve se kemi informacione të sakta”

“I kemi bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare, misioneve diplomatike edhe misionit të BE-së në Beograd, për zbardhjen e kësaj çështje, por nuk mund t’u japë më shumë informacione rreth kësaj çështje” – theksoi Gervalla

Advertisement