Connect with us

Politike

Gjykata e Lartë regjistron kërkesën e Salianjit, caktohet gjyqtari që do shqyrtojë pezullimin e dënimit

Deputeti i PD, Ervin Salianji i dënuar me 1 burg për kallëzim të rremë, iu drejtua sot Gjykatës së Lartë me një kërkesë për pezullimin e dënimit. Në kërkesën e avokatëve mbrojtës thuhej se Salianji ka ende mandatin e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë dhe se Gjykata e Lartë duhet të vendosë në mënyrë që mandati të ruhet.

BalkanWeb mëson se pas dorëzimit të kërkesës, Gjykata e Lartë e ka regjistruar atë pa humbur kohë. Objekti i padisë është pezullimi i vendimit nr.30-2024-6822, datë 26.092024 të Gjykatës së Apelit.

Gjithashtu, Gjykata e Apelit ka hedhur edhe shortin për caktimin e relatorit.

Relator i çështjes do të jetë gjyqtari Sokol Bindaj.

Kerkesa E Salianjit Ne Gjykaten E Larte

Ajo që pritet të caktohet është data se kur do të zhvillohet seanca.

Advertisement