Rajon
Gjykata në BeH cakton 30 ditë paraburgim për Dodik-un

Gjykata në Bosnje e Hercegovinë, të premten, ka vendosur që presidentit ultra-nacionalist të Republikës Srpska, Milorad Dodik, kryeministrit të këtij entiteti, Radovan Viskoviç, dhe presidentit të Kuvendit të Republikës Srpska, Nenad Stevandiç, t’u caktohet masa e paraburgimit për një muaj, pasi të merren për intervistim.
Dodik, Viskoviç dhe Stevandiç po akuzohen për “sulm ndaj rendit kushtetues”, megjithatë të njëjtit nuk janë përgjigjur thirrjes për të dhënë dëshmi në Prokurorinë e Bosnjës dhe Hercegovinës.
Prokuroria në Bosnje e Hercegovinë, të mërkurën, lëshoi fletarrestim për Dodik-un, Viskoviç-in dhe Stevandiç-in, por deri më tani arrestimi i tyre nuk ka ndodhur.
Parlamenti i Republika Srpskas, për disa ditë, me radhë po diskuton propozimin për një kushtetutë të re të këtij entiteti, gjë e cila nga shumë ekspertë po konsiderohet si hapi i parë drejtë shkëputjes së Republika Srpskas nga BeH.
Dodik, u dënua me 1 vit burgim dhe gjashtë vjet me ndalim të veprimtarisë politike. Ai u dënua për kryerjen e veprës penale të moszbatimit të vendimeve të Përfaqësuesit së Lartë. Dodik nuk mori pjesë në shpalljen e aktgjykimit.
Dodik akuzohej për nënshkrimin e dekreteve presidenciale, me të cilat shpalli të vlefshëm dy ligje jokushtetuese të Republikës Srpska, që më parë ishin anuluar nga përfaqësuesi i Lartë.
Ai gjithashtu dekretoi më 5 mars ligjet e miratuara nga Kuvendi i Republikës Srpska – entiteti serb i Bosnjës – të cilat ndalojnë punën e Gjykatës, Prokurorisë, Agjencisë Shtetërore të Hetimeve (SIPA) si dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor e Prokurorial të Bosnjës në territorin e këtij entiteti.

