Connect with us

Kronike

Gjykata urdhëron burgjet: Merrni masa për të siguruar jetën e Dashnor Dumanit!

Gjykata e Posaçme e shkallës së parë për korrupsionin dhe krimin e organizuar ka urdhëruar Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve që të sigurojnë jetën e Dashnor Dumanit.

Masa shtrënguese kërkohet pasi Dashnor Dumani është vëllai i të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani.

“Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve dhe zyrtarët përkatës të IEVP, të marrin masa për sigurinë e jetës dhe të shëndetit të personit nën hetim, Dashnor A. Dumani, patur parasysh situatën e tij familjare në të cilën gjendet”-thuhet në vendimin e gjykatës.

Dashnor Dumani dyshohet nga SPAK se mori pjesë në masakrën e trefishtë në Bradashesh në 2018 ku u vra edhe vëllai i Erjon Alibej, një tjetër i penduar i drejtësisë që po zbërthen sagën e krimeve në Shqipëri, si po hedh dritë mbi narkotrafikantë shqiptarë.

Në këtë ngjarje dyshohet sipas gjykatës se ka patur rolin e ekzekutorit, një moment që mohohet nga Nuredin Dumani, i cili u rekrutua nga Alibej si një vrasës me pagesë për të kryer eliminimet e kundërshtarëve ku më i kërkuari i Alibej ishte Talo Çela.

 

topchannel.al

Advertisement