Kosova
Gjykatë ‘kangur’ për UÇK/ Ish-ambasadori holandez rrëfen të pathënat

“Nuk e prisja që të zgjaste kaq shumë, veçanërisht faza para-gjyqësore. Jam i bindur se kjo po ndodh sepse është në interesin e njerëzve që paguhen për këtë proces” – keshtu tha ish- ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch teksa foli për Gjykatën Speciale, per legjitimitetin e saj dhe u shpreh I bindur se ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi do të dalë i pafajshëm.
“Mendoj se është një gjë e tmerrshme që të mbahen njerëzit në paraburgim kaq gjatë, dhe sidomos ata që erdhën ketu vullnetarisht, si Hashim Thaci”, deklaroi ish ambasadori, I cili gjithashtu duke u kthyer në fillimet e Gjykatës Speciale, përmend rolin kyç të raportit të Dik Marty, i cili pretendonte trafikim organesh nga UÇK-ja. Ai tha se ai ishte nje raport ishte i dobët dhe i pabazë, por u përdor si arsye politike për të ndërtuar një gjykatë të re me ndikim ndërkombëtar, për të kënaqur kërkesat e udhëheqësve serbë të kohës, si Boris Tadiq.
Sipas Bosch, dënimi i mundshëm i Thaçit do të ishte turp e skandal për Specialen. Të turpshëm e quajti ai edhe vendimin e Gjykatës për të mos e lejuar ish-presidentin Thaçi për të marrë pjesë në varrimin e babait të tij në mars të këtij viti.

