Kosova
Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, përfundon intervistimi i dëshmitarit të 9
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ka përfunduar seanca në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Në pjesën e dytë të kësaj seance Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) ka përfunduar pyetjet për dëshmitarin e nëntë.
Pjesa më e madhe e këtyre pyetjeve u bënë në seancë të mbyllur për publikun, ndërsa për disa minuta në seancë të hapur ZPS ka kërkuar të dinte për gjendjen shëndetësore të dëshmitarit.
Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka nisur më 3 prill me deklaratat hyrëse.
Para trupit gjykues, Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat për krime të pretenduara të luftës.
Ata ndodhen në qendrën e paraburgimit në Hagë prej nëntorit të vitit 2020.