Politike
Gjyqi ndaj ish-kryebashkiakut Jorgo Goro, SPAK kërkon 3 vite burgim
Tiranë- Nis në Gjykatën e Posaçme seanca ndaj ish-kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro.
SPAK dha konkluzionet përfundimtare. Ish-kryebashkiaku nuk është i pranishëm, ndërsa Prokuroria përfaqësohet nga prokurori Ols Dado.
Organi i akuzës ka dhënë edhe pretencën, ku kërkon 3 vite burgim për Goron. Kurse për Jerasimo Basho u dha pretenca po për 3 vjet burgim, dhe juristi Vezir Gjikoka për 2 vjet burgim.
SPAK kërkon konfiskimin e sipërfaqeve të tokave të sekuestruara, si dhe apartamentin e Jorgo Goros të sekuestruar.
Një tjetër kërkesë ishte konfiskimi edhe i 10 mijë metrave katrorë tokë, që do kalonin për investime strategjike në plazhin e Gjipesë.