Connect with us

Politike

Gjyqi në Hagë/ Rama: UÇK s’do mundet nga padrejtësia

Kryeministri Edi Rama beson se UÇK nuk do të mundet nga padrejtësia. Në ditën e dytë të gjyqit që po mbahet në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtarëve të Kosovës, Rama e cilëson të pagëlltitshme që sheh udhëheqësit e luftës të akuzohen si kriminelë.

Rama ironizon edhe Zyrës e Prokurorisë Speciale që i referohet si organ i krijuar mbi bazën e fantazive të shthurrura me trafik organesh.

“Sigurisht që po! Por prapëseprapë është aq e pagëlltitshme një çorbë kaq e shpifur, kur i sheh ata që e udhëhoqën luftën çlirimtare të një populli të shtypur egërsisht, të akuzohen si kriminelë lufte nga një organ i krijuar mbi bazën e fantazive të shthurrura me trafik organesh! Megjithatë UÇK nuk do të mundet nga padrejtësia”, shkroi Rama.

Postimin në Facebook e shoqëroi me një fotografi të Hashim Thaçit dhe një pjesë të fjalës së tij sot në Hagë, ku tha se e gjithë bota e di se Shtëpia e Verdhë s’ka ekzistuar kurrë.

“Bota tani e di, sot, si rezultat i këtij procesi, se nuk kishte trafikim organesh dhe se Shtëpia e Verdhë nuk ka ekzistuar kurrë. Tani e dimë se edhe unë, edhe UÇK-ja, populli i Kosovës dhe të gjithë shqipyarët jemi shfajësuar nga këto akuza. E vërteta është thënë dhe reja e zezë mbi Kosovën është hequr”, thoshte Hashim Thaçi, ish-President i Kosovës.

Advertisement