Connect with us

Politike

Gjyqi për statutin e PD-së, Enkelejd Alibeaj tërheq ankimimin në Gjykatë

Deputeti i PD Enkelejd Alibeaj ka tërhequr ankimimin e bërë në gjykatë për statutin e Partisë Demokratike.

“Sot dëshirojmë t’ju informojmë që në seancën gjyqsore që pritet të fillojë pas pak Partia Demokratike do të paraqesë një kërkesë për heqjen dorë nga ankimi e për pasojë pushimin e gjykimit të kësaj cështje”, tha perfaqesuesi ligjor i PD, Indrit Sefa.

Kujtojmë që Gjykata e Apelit do të shqyrtonte ankimimin e Partisë Demokratike, kundër vendimit të marrë nga gjykata më 18 mars 2022, kur regjistroi ndryshimet statutore të Kuvendit të PD-së të 17 korrikut 2021. PD e Alibeajt gjithashtu kishte kërkuar që Gjykata të kishte shqyrtuar edhe kërkesën tjetër për regjistrimin e ndryshimeve në Statutin e Kuvendit të 18 dhjetorit.

Deklaratë e Përfaqësuesit Ligjor të PD, Indrit Sefa

Ju falenderoj te gjitheve per interesimin e vazhdueshem dhe per menyren se si keni percjelle per publikun vijimësinë e këtij procesi gjyqsor.

Sot dëshirojmë t’ju informojmë që në seancën gjyqesore që pritet të fillojë pas pak Partia Demokratike do të paraqesë një kërkesë për heqjen dorë nga ankimi e për pasojë pushimin e gjykimit të kësaj cështje.

Si fillim vlen te theksohet se kjo ceshtje eshte e natyres procedurale dhe tashme i ka rene aktualiteti. Gjykimi i sotem per te cilin ne kerkojme pushimin e ceshtjes, përcakton nësë kuvendi i Korrikut 2021 do të regjistrohet apo jo në regjistrin e partive politike të Gjykatës së Tiranës.

Për shkak se statuti i miratuar nga Kuvendi i korrikut 2021 është akti mbi të cilin pretendohet se është bazuar mbledhja e të vetëquajturit Kuvendi i 11 dhjetorit 2021 vijimi i gjykimit të kësaj cështje thjesht pengon gjykimin e cëshjes mbi legjitimitetin e Kuvendit të 11 dhjetorit dhe zgjidhjen përfundimtare të legjitimitetit të organeve drejtuese të Partisë Demokratike.

Ne kushtet kur ceshtja eshte shnderruar ne nje artifice juridike qe po zvarritet jemi te bindur se gjyqi i planifikuar per sot ndoshta eshte bere pengese per gjykimin e vendimit te Zhukrit.

Qe eshte ne thelb dhe problematika kryesore qe pret zgjidhje. Per te pershpejtuar dhenien e vendimit per kete ceshtje ne kemi paraqitur nje kerkese per pershpejtim qe ne dt 31 maj.

Zgjidhja perfundimtare nga gjykata per kete ceshtje do te sjelle dhe qartesimin e shume problematikave qe kane shoqeruar aktivitetin politik te PD gjate ketyre muajve. Pa dashur te paragjykoj vendimin qe do te marrin gjykatesit, nuk mund te rri pa permendur qe per kaq muaj me radhe eshte e cuditshme ne mos e qellimshme zvarritja pa arsye te qarte e vendimit.

Advertisement