Bota
Shokuese/ Gjyshja harron mbesën në makinë, ndërron jetë 1-vjeçarja
Një vajzë 14-muajshe ka vdekur pasi gjyshja 54-vjeçare e harroi në një makinë të nxehtë në Nju Jork për tetë orë. Ajo e la fëmijën në sediljen e makinës, në një qendër ditore në Smithtown, të hënën dhe shkoi në punë.
Tetë orë më vonë, gjyshja shkoi ta merrte vajzën në çerdhe, por shpejt e kuptoi që ajo e kishte lënë në automjet, tha policia. Vajza u dërgua në spital, ku u konstatua e vdekur.Hetimet janë duke vazhduar dhe nuk ka asnjë kallëzim penal.
Në SHBA, rreth 40 fëmijë vdesin nga goditja e nxehtësisë çdo vit pasi mbeten në makina, sipas Departamentit Amerikan të Transportit. Shumica e rasteve ndodhin kur një prind ose kujdestar harron që një fëmijë është në automjet.Temperatura në Smithtown të hënën ishte 28 gradë Celsius, që do të thotë se temperatura në makinë është dukshëm më e lartë.