Connect with us

Politike

“Gjysma e deputetëve të PD flasin kundër Berishës kur ulemi në kafen e Parlamentit”

Deputeti Dashamir Shehi duke folur për  konkretizimin e një poli të ri politik në Kuvend u shpreh se është e nevojshme dhe e domosdoshme ri kompozimi i opozitës sepse sikurse tha ai, opozita e Sali Berishës nuk prodhon energji për të mundur kryeministrin Edi Rama por thjesht për të mundur vetveten.

“Është një ide që po konkretizohet. Besoj se si do që të vij puna gjashtë deputet jepi, uroj që të bëhen dhjetë.  Kështu si disident që ulemi në kafen e Kuvendit i bie të jemi gjysma e parlamentit. Nuk më shqetëson shumë kjo punë edhe sikur të jenë tre apo katër sepse kjo është një ide. Ky është një grup politik që është ideuar, por se si do vejë?, sa do vlejë? a do të mbledh për qark përreth vetes apo do të shërbej si një nxitës?, kjo duhet parë” tha ai.

Në ketë kuadër, deputeti Shehi tha se, “unë jam optimistë dhe e kam ndjekur këtë ide prej kohës. nuk rikthehem te grupi i vjetër apo Partia Demokratike sepse gjykojë se nuk vlejnë.  Ajo është një shumicë në opozitë por që nuk prodhon energji të mjaftueshme për të mundur Edi Ramën. Sepse sfida jonë nuk është për të mundur njëri tjetrit po për të mundur kryeministrin.  Ka ardhur dita që të ri kompozohet opozita si ide, si formacion apo taktikë elektorale.

 

Advertisement