Connect with us

Sport

Gjysmëfinalja e Botërorit/ Franca masa të ashpra për ndeshjen

Ndeshja gjysmëfinale e Botërorit mes Francës dhe Marokut i kalon kufinjtë e Katarit. Shteti francez është në këmbë për të shmangur të gjitha përplasjet e mundshme mes tifozërive, pasi siç dihet në vend ndodhen shumë persona me origjinë marokene.

Ministri i Brendshëm i Francës, Gerald Darmanin njoftoi para Asamblesë Kombëtare për masat që do merren.“Do të mobilizohen 10,000 policë dhe xhandarë, nga të cilët 5,000 në rajonin e Parisit, dhe në veçanti rreth Champs-Elysees dhe 5,000 jashtë rajonit të Parisit” – tha ai.

Advertisement