Aktualitet
Godet Çollaku: Mafien dhe krimin e gjen në çdo institucion të shtetit shqiptar
Gazetari Basir Çollaku, ka komentuar zhvillimet politike në vend dhe deklaroi se Shqipëria nuk mazhorancë por ka një mafia e cila po zhbën Shqipërinë, po asgjëson vendin.
Çollaku theksoi se në Shqipëri mafia dhe krimi po përfitojnë duke shkelur ligjin dhe se sot ekonomia shqiptare është kriminalizuar.
Më tej gazetari shtoi se krimi është në të gjithë institucionet e shtetit shqiptar.
“Çfarë do në të vërtetë krimi i organizuar dhe mafia. Në strukturën e tij është paligjshmëria, përfitimi nëpërmjet shkeljes së ligjit dhunës, krimit, vrasjes. A po ndodh në Shqipëri. A po bëjnë ata para a e kane kriminalizuar ekonominë, në mënyrë të theksuar, po. A kanë hyrë në zyrat publike, po. A e kontrollojnë drejtësinë, po. A janë në një masë të konsiderueshme pjesë e policisë, natyrisht që janë. Janë në gjykatë, janë në prokurori, janë në qeveri, janë në administratë. A mungojnë përfaqësues të krimit të organizuar dh të mafias në një zyrë publike të rëndësishme vendimmarrëse. Sot nuk mungojnë…”, tha ai.