Kronike
Goditën me sende të forta 42-vjeçarin, në pranga 3 persona
Goditën me sende të forta një shtetas dhe kryen veprime për të penguar zbardhjen e ngjarjes, vihen në pranga 3 autorët e dyshuar, 2 prej tyre me precedentë të mëparshëm penal.
Sekuestrohen sende të jashtëligjshme që posedonin autorët.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, pas ngjarjes së ndodhur në lagjen nr.4, Sarandë, ku disa shtetas të maskuar goditën me sende të forta, shtetasin E. K., 42 vjeç, banues në Sarandë, kanë vijuar punën hetimore, me qëllim kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të dyshuar.
Bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë policore, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasve:
-S. P., 57 vjeç, banues në Sarandë, i dënuar më parë për vrasje;
-A. H., 40 vjeç, banues në Sarandë, i dënuar më parë për vjedhje me armë;
-E. P., 29 vjeç, banues në Sarandë.
Këta shtetas dyshohet se për motive të dobëta, në lagjen nr.4, Sarandë, kanë goditur me sende të forta shtetasin E. K., i cili pas marrjes së ndihmës mjekësore, është larguar në banesë.
Këta shtetas gjithashtu kanë kryer veprime për të penguar zbardhjen e ngjarjes, duke fshehur automjetin e përdorur në këtë ngjarje, i cili është gjetur dhe sekuestruar nga Policia, së bashku me 1 automjet tjetër.
vijon