Kronike
Goditën me thikë dy të mitur/ Procedohet 17-vjeçari, dy të tjerët në pranga
Dy persona janë arrestuar dhe një tjetër është proceduar, pasi ishin përfshirë në një sherr në Fier. Mësohet se në pranga ka rënë 21-vjeçari me iniciale K.A dhe 18-vjeçari me iniciale E.M dhe është proceduar një 17-vjeçar pasi kanë goditur me thikë, dy të mitur. Gjithashtu mjeti prerës u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Njoftimi i Policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Fier arrestuan shtetasit K. A., 21 vjeç, dhe E. M., 18 vjeç, të dy banues në Divjakë, si dhe u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për një shtetas të mitur 17 vjeç, pasi këta 3 shtetas, për motive të dobëta, kanë goditur me mjet prerës (thikë), 2 shtetas të mitur. Mjeti prerës u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.