Connect with us

Kronike

Goditet ‘Ndrangheta’ në Itali/ Arrestohen 108 persona, zbulohet roli i shqiptarit

Gjatë ditës së sotme, në disa qytete të Italisë u zhvillua një operacion antidrogë ku janë vënë në pranga 108 persona. Të prangosurit janë nën hetim për trafik ndërkombëtarë drogë në sasi të mëdha, pastrim parash, grup të strukturuar kriminal, trafik armësh, ndërsa në skenë dalin edhe shqiptarë. Bandat të cilët furnizoheshin me kokainë nga Amerika e Jugut dhe në më pas se 2 vite futën 6 ton kokainë në Itali kanë lidhje të ngushta me njëri-tjetrin.

Mësohet se një nga bandat furnizohej me kokainë nga Amerika e Jugut nga shqiptari Denis Matoshi (Eldi Dizdari) i cili aktualisht është në arrati në Dubai. I riu u ndalua pas një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet italiane në kuadër të goditjes së grupit “Los Blancos”, të cilët trafikonin kokainë nga Ekuadori në drejtim të Italisë dhe vendeve të tjera të Bashkimit Europian.

Grupet e trafikut të kokainës do të fitonin rreth 22.3 mln euro, para të ardhur nga aktiviteti kriminal, teksa do të ripërdoreshin pjesërisht për blerjen e makinave dhe mallrave luksoze, si dhe do të përdoreshin për të filluar dhe financuar aktivitete tregtare në Francë, Portugali dhe Gjermani.

Advertisement