Kronike
Goditet një rast i shitjes së nar’kotikëve në Jalë, kapet me doza kokaine, arrestohet 36-vjeçari

Goditet një rast i shitjes së lëndëve narkotike në Jalë.
Është vënë në pranga një 36-vjeçar, pasi gjatë kontrollit policor, iu gjet lëndë narkotike kokainë, MDMA dhe kanabis e ndarë në doza dhe gati për shitje.
Goditet një rast i shitjes së lëndëve narkotike, në Jalë.
“Arrestohet 36-vjeçari, gjatë kontrollit të të cilit iu gjet lëndë narkotike kokainë, MDMA dhe kanabis, e ndarë në doza gati për shitje.
Në vijim të kontrolleve intensive në zonat turistike të qarkut Vlorë, në kuadër të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, kanë goditur një tjetër rast të shitjes së lëndëve narkotike.
Në fshatin Jalë, Himarë, u arrestua në flagrancë shtetasi H. M., 36 vjeç, banues në Tiranë.
Gjatë kontrollit personal dhe atij në banesën ku ishte akomoduar, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale doza me lëndë narkotike të dyshuara kokainë, MDMA, dhe kanabis.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”“, thuhet në njoftimin e policisë

