Connect with us

Politike

Goditi Berishën: I jam bindur përbetimit tim

Gert Shehu është personi që ka goditur liderin e opizotës, Sali Berisha, gjatë marshimit për në protestën e sotme. Direkt më pas ai u dhunua nga truprojat e Berishës dhe protestuesit e tjerë.

Mësohet se policia e ka shoqëruar 31-vjeçarin nga Tepelena me banim në Tiranë dhe e ka pyetur paraprakisht, teksa ai i është prezantuar si Gert Shehu.

Ndërkohë në lidhje me pyetjen se përse e goditi Berishën me grusht, ai është përgjigjur shkurt me frazën: “I jam bindur përbetimit tim”.

Aktualisht ai ndodhet në Spitalin e Traumës, ku do t’i nënshtrohet mjekimit të plagëve pas rrahjes nga protestuesit.

Më pas ai do të japë edhe dëshminë e plotë në lidhje me veprimin e dhunshëm të tij ndaj ish-kryeministrit Berisha. Nuk dihet nëse 31-vjeçari gëzon shëndet të plotë mendor.

Në protestën e thirrur prej tij, Sali Berisha qëllohet me grusht në fytyrë. Një person, i identifikuar si Gert Shehu ka hyrë në radhët e protestuesve dhe ka goditur ish-kryeministrin në fytyrë sapo doli nga selia blu dhe nisi marshimin për në Bulevard. Menjëherë kanë ndërhyrë bodigardi i Sali Berishës dhe ish shefi i policisë Erzen Breçani që kanë rrahur rëndë personin duke e gjakosur. Atyre i janë bashkuar edhe mbështetësit që nuk kanë kursyer dhunën ndaj tij. Por ky incident nuk e ka ndalur Berishën. Ndonëse u rrëzua në tokë në goditja e fortë me grusht, Sali Berisha u ngrit dhe i gjakosur në fytyrë vijoi të ecte drejt Bulevardit me masa të shtuara. Sapo mbërriti në Bulevard, mbajti fjalën e tij duke thënë: Asgjë në botë nuk na mposht ne, popullin e opozitës dhe popullin e fitores, poshtë Edi Rama, poshtë kriminelët, ne do ju rrëzojmë. Jemi këtu sot së bashku për të protestuar kundër regjimit të horrave dhe kriminelave.”

Pas incidentit, 31-vjeçari Gert Shehu u shoqërua për në spitalin e Traumës ndërsa ishte i vetëdijshëm për gjithçka kishte ndodhur. Teksa kryheshin ekzaminimet, nuk tha asgjë tjetër veçse është nga Tepelena dhe jeton në Tiranë. Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për incidentët.

Ndër të tjera, ndryshe nga ç’kishin thënë, Sali Berisha që shoqërohej edhe Ilir Meta e mbështetësit e tij nuk kanë tentuar të futen brenda perimetrit të sigurisë në protestën e sotme. Ata kanë ngritur skenën me regji lëvizëse para Hotel Dajtit dhe nuk janë përpjekur të shkojnë para Kryeministrisë.

VIDEO: Ky është qytetari që goditi me grusht në mes të

Advertisement