Pinknews
Goditi Gjestin me shuplakë/ G Bani përjashtohet nga gara
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2025/02/gjest-17.jpg)
G Bani u përjashtua nga gara për çmimin e madh, pas incidentit të mbrëmjes së kaluar, ku këngëtari shtyu Gjestin, duke e rrëzuar nga podiumi ku po qëndronte për lojën e rezistencës.
Në zarfin e zi që mbërriti këtë mëngjes në shtëpi, theksohet se dhuna është rreptësisht e ndaluar. Ndërkohë, televotimi për banorin e preferuar, që u hap në spektaklin e së martës, është anuluar.
“Në shtëpinë e Vëllait të Madh rregullat janë thyer. Dhuna e çfarëdolloj forme është rreptësisht e ndaluar. Për këtë arsye, Vëllai i Madh, ka përjashtuar menjëherë nga gara G Banin dhe njofton se televotimi për të preferuarin, do të anulohet“, shkruhej te zarfi i zi
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2022/08/LogoWeb.2-e1644580268739.png)
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2023/12/OledroHot.gif)