Connect with us

Kronike

Goditi me thikë bashkëmoshatarin e tij, shoqërohet në polici 16-vjeçari

Policia në Fier ka shoqëruar në komisariat një 17-vjeçar, pasi dyshohet se ka qëlluar me thikë një 16-vjeçar.

“17-vjeçari, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës në këmbë, 16-vjeçarin, i cili ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Autori i dyshuar është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Fier, me të cilin po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore”, njofton policia.

“Goditi me mjet prerës një bashkëmoshatarin e tij, identifikohet, kapet dhe shoqërohet në Polici, autori i dyshuar.

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme ku është dëmtuar me mjet prerës në këmbë një 16-vjeçar, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier kanë organizuar punën për identifikim e autorit të dyshuar dhe pas disa orësh kërkim, bënë të mundur kapjen dhe shoqërimin e 17-vjeçarit nga lagja “Mbrostar Ferko”, Fier.

 

 

17-vjeçari, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës në këmbë, 16-vjeçarin, i cili ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Autori i dyshuar është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Fier, me të cilin po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore”, njofton policia.

Advertisement