Kronike
Goditi për vdekje 55-vjeçarin, vihet në pranga autori
Arrestohet autori i dyshuar i sherrit me një viktimë në qytetin e Vlorës. Policia e Vlorës vuri në pranga autorin e dyshuar, pranë zonës së Lungomares.
Nga sherri humbi jetën një 55-vjeçar me profesion inxhinier. Bëhet fjalë për Armando Mesha.
Viktima dhe autori i dyshuar u përfshinë në një sherr në një ambient pranë gjykatës së Vlorës.