Kosova
Goditja finale, hapi i fundit i Kosovës sipas profesorit Daniel Serwer
Profesori amerikan Daniel Serwer, i njohur për ekspertizën e tij në menaxhimin e konflikteve dhe politikën e jashtme, ka folur për anëtarësim e Kosovës në Këshillin e Evropës
Serwer e ka quajtur “të turpshëm” qëndrimin e Serbisë ndaj përpjekjeve të Kosovës për t’u bërë pjesë e këtij organizmi ndërkombëtar.
Sipas tij, “Këshilli i Evropës ka vonuar shumë gjatë në miratimin e antarësimit të Kosovës”.
“Kosova është shumë më e kualifikuar se kundërshtari i saj kryesor, Serbia. Lejimi i Kosovës në këtë organizëm do t’u ofrojë serbëve që jetojnë atje një kanal të ri dhe potencialisht të dobishëm për të ndjekur ankesat e tyre, veçanërisht përmes Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut” – deklaroi profesori amerikan.
Serwer gjithashtu shprehu keqardhje për opozitën e Beogradit ndaj kësaj çështjeje, e cila, sipas tij, është në kundërshtim me një marrëveshje që Serbia ka pretenduar se i përmbahet.
Përsa i përket Ballkanit, ai theksoi që pavarësisht se Beogradi mund të humbasë betejën për ta mbajtur Prishtinën jashtë Këshillit të Evropës, kjo vetëm përbën një kapitull të vogël në sfidën e gjatë të Kosovës për të fituar njohjen e plotë ndërkombëtare. Sipas tij, anëtarësimi në OKB dhe BE mbetet një objektiv i largët, dhe përfshirja e Kosovës në NATO pritet të jetë një luftë tjetër e madhe.
“Ne që kërkojmë një fitore ushtarake ukrainase, një shtet palestinez që do të jetojë në paqe me Izraelin dhe anëtarësimin në OKB për Kosovën, kemi ende një rrugë të gjatë përpara, por çdo hap në drejtimin e duhur sot, është ai që nuk duhet të hidhet nesër” – Deklaroi Daniel Serwer.