Kosova
GODITJE PAS SHPINE/ Vuçiç në kurth, sulmi në Ibër-Lepenc është kryer nga Rusia
Rusia, beson analistin politik Agon Maliqi, ka qenë pala me interesin më të madh për sulmin në Veri, konkretisht në Zubin Potok, sulm i cili dëmtoi kanalin e ujit në Ibër – Lepenc nga ku furnizohen me ujë disa qytete të Kosoves, si dhe Korporata Energjetike e vendit për ftohjen e termoelektranave.
Rusia, në vlerësimin e tij, prej kohësh po angazhohet aktivisht për provokimin e skenarit të ekzodit të serbëve nga Kosova para syve të misionit të NATO-s si mjet përmes së cilit, sipas tij, do t’i arrinte njëkohësisht dy qëllime.
“1) ndërtimin e narracionit viktimizues në Serbi dhe mbajtjen e Serbisë në orientim pro-rus dhe:
2) cungimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare si çështje e pazgjidhshme pa Rusinë.
“Lufta informative ruse vazhdimisht po i mëshon ‘spastrimit etnik’ prej shqiptarëve dhe NATO-s, të cilin dikush mund ta lexojë si solidaritet me Serbinë, por është më shumë kërcënim mafioz” – ka argumentuar ai nëpërmjet një postimi në platformën sociale, Facebook.
Në këtë rast, sipas Maliqit, e vetmja dilemë mbetet niveli i përfshirjes së Serbisë.
“Dyshoj fort se Vuçiç nuk ka qenë së paku në dijeni dhe shpeshherë atij i përshtatet që Rusia te luajë policin e keq si element shantazhi ndaj perëndimit. Por, pozita e vështirë ndërkombëtare në të cilën e vë kjo situatë (dhe fakti se nga dëmet preken edhe serbët në veri) e le të hapur mundësinë që t’i jetë bërë prapa shpine dhe si ndëshkim për hapat e përafrimit me NATO-n”, ka theksuar Agon Maliqi