Connect with us

Politike

“Goditjet” e SPAK majtas dhe djathtas, Spahiu: Votuesit e PD dhe PS nuk ndikohen

Për juristin Kreshnik Spahiu, ‘goditjet’ që jep SPAK si majtas edhe djathtas nuk kanë asnjë ndikim tek votuesit e Partisë Demokratike apo Partisë Socialiste.

Për juristin Kreshnik Spahiu, ‘goditjet’ që jep SPAK si majtas edhe djathtas nuk kanë asnjë ndikim tek votuesit e Partisë Demokratike apo Partisë Socialiste. I ftuar në emisionin ‘Frontline’ në Report Tv, Spahiu thotë se votuesit e PD dhe PS nuk ndikohen nga akuzat që SPAK bën për liderët e tyre politikë

“Elektorati shqiptar nuk ndikohet aspak nga SPAK. Qoftë demokratët e socialistët ndikohen zero edhe sikur të ketë 10 akuza për Ramën e 10 akuza për Berishën, demokratët nuk i shkojnë Berishës mbrapa se është i varfër apo i shtresës së mesme, as Ramës se është i ndershëm apo fukara. Nëse do e shohin Berishën në autobus të Laprakës apo Ramën më biçikletë, ata nuk janë më liderë”, tha Spahiu në Report Tv.

Sipas Spahiut, goditjet e SPAK ndikojnë vetëm tek elektorati gri, ndërsa thekon se Prokuroria e Posaçme u heq mundësinë një pjesë të elektoratit të indoktrinuar, që të mbajnë në krye të shtetit njerëz të inkriminuar.
“SPAK po bën atë që ka bërë në shumë vende të Europës Lindore, i heq mundësinë një pjesë të elektoratit të indoktrinuar, që të mbajnë në krye të shtetit njerëz të inkriminuar, SPAK u heq mundësinë shqiptarëve të votojnë Metën, u dogj politikisht. Nuk do jetë më pjesë e politikës. Ditën që dënohet me vendim gjykate i hiqet mundësia të jetë në politikë dhe çdo post. Qëllimi i atyre që e ndërtuan SPAK është për ti hequr mundësinë një shoqërie që vjen nga sistem autoritar, që me shumë vonesë po i kap rregullat e demokracisë, që të nxjerrë jashtë loje disa persona që mbajnë peng pluralizmin. Sikur 10 akuza, edhe sikur në burg ta çojnë Berishën e Ramën. Nga burg gara elektoral do bëhet e njëjtë. Ata që kanë ndarë mendjen për të votuar Berishën, kanë për ta votuar,. Ndikon te elektorati gri, por te militantë demokratë e socialistë akuzat ndaj liderëve politikë ndikojnë zero. PD dhe PS nuk ndryshojnë në raportin e tyre në zgjedhjet e 11 majit, nuk do ketë asnjë ndryshim edhe sikur të arrestohen dy liderët politikë”, tha Spahiu.

 

Advertisement