Connect with us

Kosova

Gogoli i sajuar i Vuçiç dhe ‘fitorja’ e gënjeshtërt e Albin Kurtit

Deklaratat e fundit kontradiktore për planin Europian të kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit dhe pesidentit serb, Aleksandr Vucic, analisti politik Agon Maliqi, i sheh si mjet për përdorim të brendshëm, por edhe mënyrë për ta forcuar pozicionin e tyre në negociata, apo për të fituar kohë.

Sipas tij, Vuçic po e përdor çështjen e anëtarësimit të Kosovës në OKB “si një lloj gogoli të sajuar”, sepse ky anëtarësim, thotë ai, është vështirë i arritshëm edhe për shkak të vetos që mund te përdorë Rusia – aleate e Serbisë.

Në anën tjetër, Kurti, thotë ai, po përpiqet që Asociacionin e komunave me shumicë serbe ta themelojë me një emër tjetër. Kjo përpjekje, sipas tij, ka të bëjë më shumë me retorikë semantike, të cilën më pas ta paraqesë para opinionin në Kosovë si fitore.

 

Advertisement