Sport
Gola për të gjithë, Milan fiton bindshëm në transfertë dhe shpëton trajnerin

Milani është rikthyer te fitorja duke mposhtur me shifrat e thella 4-0 Udinezen në transfertë. Kështu kuqezinjtë e nisin mbarë javën e 32-të në Serinë A teksa do të luftojnë edhe 6 javë për të kapur zonën Champions.
Sfida u zhbllokua nga Leao në minutën e 42-të dhe Pavloviç dyfishoi shifrat duke e mbyllur pjesën e parë në avantazh të dyfishtë për kuqezinjtë.
Në 45 minutat e dyta, skuadra e Konseisao realizoi prapë gola, kësaj here me Hernandez dhe Reijnders. Edhe Kristian Pulisiç tundi rrjetën por iu prish festa për pozicion jashtë loje. Me këtë fitore Milani ngjitet në vendin e 9-të me 51 pikë.

