Connect with us

Sport

GOLAT/ Asllani-Lautaro protagonistë, Interi fiton dhe merr kreun e Serie A

Serie A e futbollit në Itali vijoi këtë të dielë me ndeshjet e mbetura për raundin e 22-të, teksa Interi e rigjen sërish veten në krye të renditjes edhe pas hapit fals të Juventusit. Gjithçka nisi në orën 12:30, me Genoan që përmbysi 2-1 Leçen. Në 15:00 u luajtën dy sfida të tjera, teksa Lazio dhe Napoli barazuan 0-0 pasdite në ‘Olimpico’ të Romës. Në mbrëmje Interi fitoi 0-1 ndaj Fiores në Firenze. Asisti i Asllanit dhe goli i Lautaros i japin kreun Interit.

Interi është sërish në krye të Serie A dhe këtë zikaltërit e kanë siguruar pas suksesit 0-1 në transfertën e vështirë të Firenzes kundër Fiorentinës. Djemve të Inzaghit iu deshën vetëm 14 minuta lojë për të gjetur golin dhe protagonist ishte Kristjan Asllani. Për herë të parë titullar këtë sezon, shqiptari asistoi nga këndi për Lautaron që me kokë shënoi gol. Momenti nuk do kalonte pa polemika, me VAR që e konsideroi rastin të rregullt, por nuk thirri kryesorin Aureliano të rishihte momentin, kjo pas një shtyrje të mbrojtësit Parisi.

Vijimi i lojës nxiti Fioren drejt sulmeve, deri në minutën e 76 kur vendasit gabuan penalltinë. Gonzales u ndal nga Sommer dhe kështu Interi me tri pikët e radhës merr kreun e Serie A. Zikaltërit pas javës së 22-të kanë 54 pikë, një më shumë se Juventusi ndjekës, por Interi ka një ndeshje më pak, ajo kundër Atalantës më 28 shkurt.

Në “Luigi Ferraris”, Genoa vendase siguroi tri pikë pasi përmbysi 2-1 Leçen. Miqtë me Behar Ramadanin në fushë humbën një penallti me Krstovic në të 18 minutë, teksa më pas sulmuesi shleu gabimin dhe gjeti golin e epërsisë për puliezët në të 31 minutë. Fraksioni i dytë ishte i djemve të Gilardinos, që përmbysën gjithçka. Retegui në minutën e 70-të dhe Ekuban në të 76 i dhanë tri pikë Genoas. Ekuban, ish-sulmuesi i Partizanit në Shqipëri, ia doli të shënonte me një roveshatë të bukur vetëm 30 minuta pasi ishte futur në fushë. Ylber Ramadani te Leçe luajti për 90 minuta dhe në fund u ndëshkua edhe me karton të verdhë. Me këto tri pikë Genoa ngjitet në vendin e 11-të me 28 të tilla, teksa Leçe me 21 pikë mbetet në pozitën e 14-të, duke pasur pesë ndeshje pa fitore.

Serie A, raundi 22:

E dielë

12:30 Genoa 2-1 Leçe

15:00 Monza 1-0 Sassuolo

15:00 Verona 1-1 Frosinone

18:00 Lazio 0-0 Napoli

20:45 Fiorentina 0-1 Inter

Renditja:

VIDEO/ Asisti i Asllanit dhe goli i Lautaros, Interi mposht 0-1 Fioren dhe merr kreun e Serie A
Interi është sërish në krye të Serie A dhe këtë zikaltërit e kanë siguruar pas suksesit 0-1 në transfertën e vështirë të Firenzes kundër Fiorentinës. Djemve të Inzaghit iu deshën vetëm 14 minuta lojë për të gjetur golin dhe protagonist ishte Kristjan Asllani. Për herë të parë titullar këtë sezon, shqiptari asistoi nga këndi për Lautaron që me kokë shënoi gol.

Momenti nuk do kalonte pa polemika, me VAR që e konsideroi rastin të rregullt, por nuk thirri kryesorin Aureliano të rishihte momentin, kjo pas një shtyrje të mbrojtësit Parisi.

Vijimi i lojës nxiti Fioren drejt sulmeve, deri në minutën e 76 kur vendasit gabuan penalltinë. Gonzales u ndal nga Sommer dhe kështu Interi me tri pikët e radhës merr kreun e Serie A. Zikaltërit pas javës së 22-të kanë 54 pikë, një më shumë se Juventusi ndjekës, por Interi ka një ndeshje më pak, ajo kundër Atalantës më 28 shkurt.

VIDEO/ Në Itali e quajnë skandal, VAR s’e anullon golin e Interit! Lautaro shtyn kundërshtarin
Interi shënoi golin e avantazhit pas 14 minutash ndaj Fiorentinës në Firenze. Krosimi i Asllanit u devijua me kokë nga Lautaro, duke e ndalur në rrjetë. Në Itali e cilësojnë “kontroll të heshur nga VAR“, me kryesorin Aureliani që nuk e pa rastin në përsëritje, derisa goli u konfirmua i rregullt. Në Itali tanimë po tregojnë pamjet e shtyrjes së Lautaros ndaj Parisit.

Interi po fiton 0-1 me Fiorentinën në Firenze, kjo për raundin e 22-të në Serie A. Zikaltërve iu deshën vetëm 14 minuta lojë për golin e avantazhit. Kristjan Asllani, titullar për herë të parë këtë sezon në Serie A, krosoi bukur nga këndi dhe Lautaro nuk gaboi me kokë.

VIDEO/ Ish-sulmuesi i Partizanit përmbys Leçen, Genoa fiton 2-1 me roveshatë! Zverdhet Ramadani

Advertisement