Sport
Golat më të bukur që u panë në Europian, Asani dhe Asllani nderojnë Shqipërinë
Uefa ka publikuar listën e golave më të bukur që u panë në këto kualifikuese të Europianit, ku të gjithë tifozët anembanë ishin dëshmitarë të realizime spektakolare, veçanërisht atyre kuqezi. Shqipëria ia doli të kualifikohej sërish dhe kjo për meritë të lojtarëve si Asani dhe Asllani që prodhuan ndoshta golat më të bukur që u panë në këtë edicion.
Në listën e bërë publike, vihen re dy golat e realizuar nga Kristjan Asllani në transfertën e fituar 3-1 përballë Ishujve Faroe dhe ai i Jasir Asanit në fitoren e jashtëzakonshme në shtëpi, 2-0 përballë Polonisë.