Connect with us

Aktualitet

Drejt ëndrrës britanike, rrëfimi i Adës, e reja që…

“Me gomone drejt ëndrrës Britanike”, Ada rrezikoi jetën e saj për të kaluar nga Franca në Angli me gomone. Nëna e një vajze ka rrëfyer sot për një emision televiziv në Shqipëri  eksperiencën e saj gjatë këtij rrugëtimi ku ishte së bashku me të bijën.

“Nuk kishte vetëm shqiptarë. Dhjetë shqiptarë ndoshta, pjesa tjetër ishin të huaj. Ishin djem të rinj. U nisëm herët në mëngjes, ishte e tmerrshme. Një ditë stresuese, nuk është e lehtë ta fusësh vajzën në atë gjendje. Ishim gati 40 persona në gomone. Kishim jelek shpëtimi. Gomonen e drejtonte një i huaj”, tha Ada.

Ada u shpreh se e ka ndihmuar fati dhe se kushtet e motit ishin në favor dhe nuk ka pasur ndonjë problem.

Por ajo shtoi se gomonia ishte shumë e mbushur dhe se ishin të “ngjitur me njëri-tjetrin” dhe nuk “lëviznin dot”. Nëna e një vajze tha se udhëtimi ka shkuar gati gjashtë orë.

E pyetur për ndonjë problem tjetër gjatë këtij rrugëtimi të vështirë, Ada tha:

“Nëse autoritetet nuk do ishin afruar, ndoshta ne nuk do ishim gjallë. Rrezikuam, erdhën autoritetet e na ndihmuan. Shumë njerëz dhe qëndruam shumë gjatë aty. Kur më panë mua me fëmijë, u habitën. Na ndihmuan dhe na dhanë rroba. Isha vetëm unë me fëmijë aty”.

Advertisement