Kosova
Gorani: Kurti po manipulon idenë e bashkimit kombëtar me Shqipërinë

Gazetari Dukagjin Gorani vlerëson se Lëvizja Vetëvendosje dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti po manipulojnë me idenë e bashkimit kombëtar me Shqipërinë
Gorani, duke komentuar deklaratën e ministrit kosovar të Infrastrukturës Liburn Aliu se Kosova është “projekt paraprak”, theksoi se Vetëvendosje hoqi dorë nga lidhjet me Shqipërinë menjëherë pas mbërritjes në pushtet.
“Pas shpalljes së pavarësisë dolën me flamuj kuq e zi dhe kërkuan bashkim kombëtar dhe aty filloi një proces i madh manipulimi. Është një përpjekje për të përvetësuar diçka që nuk ka lidhje me atë organizatë. E bën për të manipuluar publikun dhe me vone kur erdhen ne pushtet, hoqen dore nga kjo ide” – deklaroi Gorani

