Aktualitet
Grabitja e banesës në Prush, autorët u larguan nga mali, “prova” që lanë në vilë
Mbrëmjen e së shtunës (9 dhjetor), disa persona tentuan të grabisnin një banesë në Prush të Tiranës.
Në banesë kanë qenë dy të moshuar dhe dy nipërit e mitur, një vajzë dhe një djalë. Kur kanë hyrë në banesë janë prezantuar si policia.
“Ulu policia” aty kanë nisur edhe ekzekutimin e planit të grabitjes.
Ka qenë pikërisht djali i mitur, nipi i familjes që ka mundur të dalë pas shtëpisë dhe ka njoftuar policinë. Një patrullë me dy efektivë kanë mbërritur shumë shpejt teksa grabitësit kanë qenë ende në banesë.
Kur ka ardhur policia ka tentuar ti ndalojë, por dy prej grabitësve janë larguar në mal dhe kanë qëlluar ndaj efektivëve të policisë duke u rrezikuar jetën.
Ndërkohë 3 grabitësit e tjerë janë përplasur me efektivët. Njëri efektiv është përplasur me makinë gjatë largimit, dhe për pasojë është dashur edhe ndërhyrja mjekësore, por fatmirësisht nuk ka pasur dëmtime serioze.
Në banesë grabitësve u kanë rënë edhe levat që kishin marrë për të kryer këtë grabitje. Orët e para të mëngjesit të sotëm policia ka shoqëruar mbi 10 persona.
Gazetari Ervin Leka raporton që targat kanë qenë të kopjuara ashtu si rasti i grabitjes në qytetin e Kamzë. Familja Hima ka dy vajza jashtë shtetit, dy vajza të tjera bashkë me djalin e familjes jetonin në Shqipëri. Familja Hima, e cila u vu në shënjestër të maskave ka pasur dhe një biznes, tek i cili ofronte shërbime me karrotrec.