Connect with us

Aktualitet

Grabitja e bujshme e 4.6 mln € në Rinas, Gjykata e Lartë lë në fuqi vendimin për 7 të dënuarit

Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme për anëtarët e grupit që kryen grabitjen e 4.6 mln € në aeroportin e Rinasit. Anëtarët e grupit pas dënimit nga Apeli i Gjykatës së Posaçme, bënë rekurs në Gjykatën e Lartë për ulje dënimi, por rekursi i tyre është rrëzuar.

7 anëtarët e grupit që realizuan grabitjen e parave janë dënuar me 122 vite burg. Bëhet fjalë për shtetasit Klement Çala, Eldi Çala, Oltjon Veseli, Renaldo Sula, Saimir Çela, Elton Pikli, Alkond Bengasi.

Apeli ka dënuar me 20 vite burg Klement Çalën, ndërsa Eldi Çala dhe të pandehurit e tjerë, Oltian Veseli, Renaldo Sula, Saimir Çela, Elton Pikli dhe Alkond Bengasi, janë dënuar me nga 17 vjet burg secili. Ndërsa Talo Çela, i cili ndodhet në kërkim për këtë çështje është dënuar me 19 vite burg.

SI NDODHI NGJARJA?

Grabitja e Rinasit ndodhi në datën 9 prill të 2019. Në pistën e aeroportit “Nënë Tereza”, persona të maskuar, nën kërcënimin e armëve të zjarrit, vodhën një sasi të konsiderueshme vlerash monetare të cilat po ngarkoheshin në avion. Gjatë ndjekjes nga policia dhe pas shkëmbimit të zjarrit, mbeti i vrarë organizatori kryesor i grabitjes, Admir Murataj.

Advertisement