Connect with us

Kosova

GRABITJA/ Enver Bytyçi zbulon pushtimin e vërtetë, çfarë fsheh plani Trepçe i Serbisë

Njohësi i Marrëdhënieve Ndërkombëtare Dr. Enver Bytyçi ka bërë një reagim të fortë dhe të drejtpërdrejtë lidhur me idene e shkembimit te territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Bytyçi e kundërshtoi fuqishëm këtë ide, duke theksuar se pasuritë e Kosovës, veçanërisht ato të Trepçes, janë shumë më të vlefshme për Serbinë se sa territoret e Luginës së Preshevës.

Ai kujtoi gjithashtu se politika e Serbisë ka qenë gjithmonë të synojë kontrollin e pasurive dhe resurseve, dhe jo ndarjen e territoreve pa më shumë përfitime për ta.

Për Bytyçin, çdo tentativë për të shkëmbyer territore do të ishte një hap mbrapa për shqiptarët dhe do të rrezikonte të hapte dyer të reja për destabilizimin e rajonit.

“Serbët në turrin e parë të marrin plaçkën a tokën që i kanë vënë syrin. Po t’u thyesh hundët tërhiqen menjëherë. Në qoftë se mjaftohesh me protesta, të nxjerrin argumente nga më të pabesueshmet. Po t’i kërcënosh, e presin hovin dhe thonë “Ne jemi për paqen, jemi për bisedime”. Po e hëngre të bisedosh me ta, e tjerrin punën tortë, sa të vjen te hunda. N’u tregofsh i fortë në bisedime, ata lidhin paqe me ty. Por si rezultat i paqes ata nuk dalin kurrë me humbje, sepse ti harron se në sofër të bisedimeve është malli yt, jo i atyre” – theksoi Bytyçi, sipas te cilit, “E shumta, e shumta, ata do të humbasin atë që ta kanë grabitur në fillim, gjë që s’është humbje. Ose do pranojnë ta ndajnë thelën me ty dhe atëherë do thonë me të qarë, se po bëjnë një sakrificë për hir të paqes. Kështu ata ndahen me fitim dhe përgatiten për një grabitje të re edhe më të madhe”

Advertisement