Connect with us

Kronike

Grabitja në pikën e këmbimit valutor, policia: Autori është…

Pasditen e sotme, në qytetin e Divjakës, në një pikë këmbimi valutor, një person i vetëm, ende i paidentifikuar dyshohet se nën kërcënimin e armës ka vjedhur një shumë parash dhe më pas është larguar me shpejtësi.

Nga ana e Policisë janë ngritur pika kontrolli dhe vijon kontrolli i zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vijon punën për fiksimin e çdo prove materiale që do shërbejë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Advertisement